Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Nisma thotë se në dy shkolla të Gjakovës u është bllokuar takimi me qytetarët

Dega e Nismës për Kosovën në Gjakovë, thotë se kryetarit të saj Fazli Hoxha, së bashku me kandidaten për deputete nga Nisma, Violeta Dema, nuk ju mundësua te mbajnë aktivitetin e paraparë në dy shkolla të Gjakovës.

Përmes një reagimi për media, Nisma për Kosovën dega në Gjakovë thotë se edhe pse të njoftuar me kohë dhe zyrtarisht 48 orë para mbajtjes së takimeve parazgjedhore me qytetarët e Komunës së Gjakovës, “ata kanë hasur në bllokadë nga DKA, dhe zyrtarët komunalë me mbylljen SH.M.U. “Mazllom Këpuska”, sot në orën 16:00 dhe SH.M.U. “Kelmend Rizvanolli”, në orën 17:00”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në shenjë pakënaqësie, me dëshirën e një numri të konsiderueshëm të Qytetarëve defiluam nëpër qendër të Qytetit- Gjakovë. Të gjitha këto janë të argumentuara”, theksohet në reagimin e Nisma për Kosovën.

Image