Një qytetar gjilanas ka treguar se në listën e votuesve ka parë edhe emrin e një kushëriri që ka vdekur dy dekada më parë.
Gani Robelli tregoi për Kallxo.com se kur shkoi të votonte, në listën e votuesve e pa edhe emrin e kushëririt të tij, Shaipit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kam gjet emrin e Shaip Robellit, edhe ishte i nënshkruar. Shaipin e kam djalë të mixhës. Ai ka vdekë në vitin 1996”, tha Ganiu.
Ai tha se ka pyetur pse është emri i tij dhe kush ka nënshkruar, por aty i kanë thënë se ka mundur ta nënshkruajë ndokush gabim, se e ka ngatërruar ndokush rubrikën.
I pyetur se mos ka mundësi të ketë qenë ndonjë Shaip Robelli tjetër, Ganiu tha se kjo nuk është e mundur sepse “na Robellët asnjë nuk e kemi emrin e njëjtë”.