Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, ka hapur sot fushatën zgjedhore edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Behgjet Pacolli, doli në skenë i shoqëruar nga vajza e Presidentit historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, duke i shprehur kështu mirënjohjen më të thellë për jetën e veprimtarinë e presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
“Do të krijojmë grupe proaktive të cilët do të punojnë me idetë tuaja dhe do t’i financojnë ato. Prandaj dilni votoni për të ardhmen tuaj, ky koalicion i ka njerëzit e dijshëm dhe me duar të pastra’, ka thënë më tutje Presidenti Pacolli.
Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se koalicioni AKR-LDK-LD-Alternativa i ofron qytetarit një kontratë për të rritur buxhetin, pensionet dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. “Programi ynë është program i zhvillimit ekonomik i cili do ta qojë Kosovën drejtë perspektivës evropiane”, ka thënë Avdullah Hoti.
-
Pacolli për një Kosovë sipas idealeve të Rugovës dhe dëshmorëve të luftës
-
Pacolli: Do ta realizojmë porosinë e Presidentit Rugova për integrimin e Kosovës në BE
-
Pacolli: Bashkë me qytetarët do ta shpëtojmë Kosovën nga zhvatësit
-
Pacolli: Taksa mund të hiqet, ushtrisë ia ndërruam vetëm emrin
-
Pacolli për fushatë te varrezat e dëshmorëve dhe te varri i Ibrahim Rugovës