Prishtinë, 11 qershor - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus po vazhdon të pranojë raportimet me SMS nga qytetarët të cilët deri në këtë moment kanë përfunduar procesin e votimit. Në shtabin e fushatës “Voto dhe vëzhgo” deri në orën 12:00 kanë arritur mbi 1000 mesazhe në tri kategori dominuese “Gjithçka në rregull”, “Menaxhim i dobët i vendvotimeve” dhe “Probleme me listën e votuesve”.

KFOS dhe Instituti Columbus fton edhe njëherë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të raportojnë falas nga të gjithë operatorët mbi procesin e votimit në numrin e vënë në dispozicion 500 88. Kështu, edhe njëherë në zgjedhjet e 11 qershorit qytetari fuqizohet, duke u përfshirë në këtë proces zgjedhor, jo vetëm si votues, por edhe si vëzhgues dhe raportues i procesit, si mundësi jetike dhe garantuese e arritjes së standardeve më të larta demokratike në procesin zgjedhor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOperatorët e “Voto dhe vëzhgo” vazhdojnë të mirëpresin raportimet nga qytetarët deri në përmbyllje të qendrave të votimit.
KFOS-i falënderon operatorët mobilë, IPKO, Vala dhe Z Mobile për përkrahjen e fuqishme që ia kanë dhënë fushatës, duke ofruar shërbimet e tyre falas, falënderon organizatat partnere në këtë fushatë: Demokracia Plus, Çohu, Community Building Mitrovica, Iniciativa për progres - INPO, Fortesa, Polis, Ojq “Koha”, Centar za mir i toleranciju, Centar za zastupanje demokratske kulture si dhe mediet që e kanë mbështetur dhe promovuar “Voto dhe vëzhgo 2017”: KTV, Dukagjini, RTV21, Klan Kosova, TV Arta, TV Syri, Spin TV, koha.net, telegrafi.com, infokosova.net, On Air Music, Radio Alba, Radio “Zëri i shtimes”, Radio 24, Kamenica Press, Lipjani News dhe Lipjani Press.