Ne ditën e fundit të fushatës, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, në bashkëpunim me Institutin Columbus, u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë votën e tyre, raporton KTV.
Me anë të fushatës “Voto dhe Vëzhgo” ftohen qytetarët që në ditën e zgjedhjeve të lajmërojnë për çdo parregullsi, duke dërguar SMS falas në numrin 500 88.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto porosi do të analizohen dhe pas zgjedhjeve KFOS dhe Instituti Columbus do të dalin me rezultate, që këto të gjetura të futen në reformën zgjedhore.
“Voto dhe Vëzhgo” do të zbatohet edhe nga disa organizata të tjera joqeveritare të cilat do ta mbulojnë tërë territorin më 11 qershor.