Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq i ka dërguar një urim Aleksandar Vuçiqit pas marrjes së detyrës së kryetarit të Serbisë duke shtuar se është i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të vazhdojë në nivel të lartë, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e kësaj Liste që e përcjell radiokim, theksohet se kryetari Aleksandar Vuçiq "me përpjekjen e vet garanton mbijetesën e dhe pozitën e mirë të serbëve në Kosovë por edhe zgjidhjen e çështjeve të kanë mbetur të pazgjidhura".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jam i bindur se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës pas zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit kryetar i Serbisë, do të vazhdojë në nivelin e lartë. Shpresoj se së shpejti do të luftojmë për formimin e AKS-së (Asociacionit të komunave serbe) si institucion kulmor për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë. Kemi qëllime të përbashkëta me kryetarin tonë Vuçiq për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e popullit serb në Kosovë. Jem krenarë me vendimin e popullit dhe me zgjedhjen e udhëheqësit të ndershëm, besnik e të vendosur”, ka thënë Simiq.