Fushata zgjedhore e Listës Srpska ka filluar mbrëmë në Leposaviq. Në hapje të saj ka marrë pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, raporton Koha.net.
Në tubimin parazgjedhor Lista Srpska ka transmetuar spotin elektoral që është kryekëput kundër Kosovës dhe institucioneve të saj.
Në spotin e realizuar nga Lista Serbe theksohet se “çdo votë është vendimtare për pengimin e formimit të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës në shtëpinë tonë”, “Të parandalojmë shuarjen e institucioneve të Republikës së Serbisë”, “Vetëm Lista Serbe mund të ruajë dhe t’i forcojë institucionet serbe në Kosovë dhe se vetëm Lista Serbe është e aftë të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, si mbrojtëse e interesave të serbëve në Kosovë”.
-
Lista Serbe me spot kundër FAK-ut, thirret në përkrahjen e Beogradit
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Opozitarë serbë thonë se në veri ka frikë para zgjedhjeve
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe