Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se ka lansuar një uebfaqe me të cilën thotë se u mundëson të gjithë qytetarëve që të njoftohen me kandidatin për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti dhe kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë.
Ajo është www.tevendosur.com. Në këtë faqe qytetarët mund të gjejnë edhe Programin Qeverisës për katër vitet e ardhshme. https://www.tevendosur.com/programi/
“Kjo është edhe një mundësi e re për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët tanë dhe për t’u ofruar atyre një kontratë të re për katër vitet e ardhshme, e cila do të lidhet me 11 qershor, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”.
-
AKR-ja e PD-ja garojnë në listën e LDK-së
-
Hoti: LDK-ja e bindur për fitore, kemi dëshmuar qeverisje të mirë
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët
-
LDK-ja mbledh Kryesinë, diskutohet për listën e deputetëve e koalicionet e mundshme
-
LDK-ja shkon në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor