Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka akuzuar PDK-në se po krijon panik te qytetarët, derisa ka shtuar se ajo po thyen edhe heshtjen zgjedhore.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër tendencën e Partisë Demokratike të Kosovës që nëpërmes zyrtarit të saj Blerand Stavileci, ditën e zgjedhjeve, po përhapë dezinformata për gjoja lëvizjen e ushtrisë së Serbisë në drejtim të Kosovës dhe në këtë mënyrë po krijon panik në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLDK-ja më tutje thotë se kjo është një tendecë e hapur e PDK-së për të krijuar panik te qytetarët dhe për të ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, kinse sovraniteti i shtetit është në rrezik.
“Fatkeqësisht në këtë rast është përfshirë edhe transmetuesi publik, Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili po shkel standardet profesionale të raportimit të pavarur dhe në tri ditët e fundit, ngjashëm me PDK, po përhap panik te qytetarët për gjoja rrezikun që po vjen nga Serbia. Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë të qetë, pasi që nuk ka asnjë rrezik për sigurinë nacionale sepse për këtë përkujdesen organet tona të sigurisë dhe paqeruajtësit e KFOR-it”, thotë LDK.
LDK shton se, “PDK nëpërmes Stavilecit, sot hapur ju ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për koalicionin e tyre, duke bërë shkelje të rëndë të rregullave zgjedhore. LDK fton monitoruesit ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje ndërsa nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, kërkon që të ushtrojnë ndikimin e tyre te PDK që të mos dëmtojë këtë proces zgjedhor dhe t'i lëmë sovranit të vendosë për fatin e tij”.