Zgjedhjet lajme

Kush pritet të përfitojë nga skema e shtesave për fëmijë?

Lëvizja Vetëvendosje në programin e saj ka paraparë që të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare të marrin shtesa në shumë prej 10 eurove në muaj. Kjo skemë pritet të fillojë nga data 1 janar 2018 dhe do të përfshijë të gjithë fëmijët që janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe me banim të përhershëm në Kosovë.

Kush do të jenë përfituesit?

Me qëllim që të evitohet diskriminimi dhe të eliminohet burokracia e tepërt, shtesat do të jipen për të gjithë fëmijët nën moshën 15 vjeçare pavarësisht statusit financiar të familjes së tyre. Ndërsa personi pranues i mjeteve do të jetë nëna. Pra një nënë që ka tre fëmijë, do të pranojë 30 euro çdo muaj në llogari të saj.

Cili është qëllimi i kësaj pagese?

Me një pagesë prej 10 euro nuk është se mund të zgjihen problemet financiare të një familjeje, dhe ky as nuk ështësynimi i kësaj mase. Por për shumë familje të varfra që jetojnë me asistencë sociale, kjo shumë mund të bëjë dallimin në mes të asaj çka quhet varfëri ekstreme, dhe jetesës së dinjitetshme. E në Kosovë janë rreth 110 mijë persona që jetojnë në varfëri ekstreme, prej tyre 50 mijë janë fëmijë.

Sa do të kushtojë kjo skemë?

Kjo skemëështë menduar mirë deri në detajet më të vogla, dhe nuk paraqet vetëm premtim sa për fushatë. Sipas regjistrimit të popullsisë, në Kosovë janë rreth 490 mijë fëmijë nën moshën 15 vjeçare. Përkthyer në para, kjo i bie se sigurimi i mirëqenies së çdo fëmiu dhe nëne në Kosovë kushton diku më pak se 60 milionë euro në vit, apo më pak se 3% e buxhetit aktual. Kjo shumë mund të akomodohet pa problem brenda buxhetit ekzistues.

A është kjo e tëra që do të bëhet për Shtetin Social?

Shtesat e fëmijëve janë vetëm njëra nga masat e shumta që janë paraparë me programin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndër tjera, është paraparë edhe ndërtimi i 160 çerdheve nëpër tërë territorin e Kosovës, është paraparë edhe ofrimi i shujtave për të gjithë nxënësit e klasave 1-5 nëpër të gjitha komunat, si dhe është paraparë ndërtimi i 4 mijë banesave sociale që do të ofrojë banim me çmim të përballueshëm.

(Shkrim i Sponzoruar nga Lëvizja Vetëvendosje)