Lëvizja “Vetëvendosje” e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Pejë.
Nga Dukagjini, ky subjekt ka premtuar se me ardhjen e saj në pushtet, do të bëhet rinegociimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëvendosje” ka bërë një varg kritikash e akuzash ndaj kundërshtarëve politikë të koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Partia Fjala ka vazhduar sot fushatën e saj në qytetin e Ferizajt, ku edhe ka prezantuar kandidatët e saj, që vijnë nga kjo komunë.
Kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi, tha se kandidatët e tij janë njerëz të arsimuar mirë dhe se shumë nga ta bartin tituj shkencorë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën elektorale në qytetin e Gjilanit.
LDK-ja, e cila në zgjedhjet e 11 qershorit garon në koalicion me AKR-në e Alternativën, ka marrë mbështetje edhe nga Partia Popullore Evropiane.
Tubim elektoral koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka mbajtur edhe në Prishtinë.
Gjendjen e rëndë të shëndetësisë, koalicioni PDK-AAK-Nisma po synon ta ndërrojë, duke e bërë prioritet për qeverinë e ardhshme.
Për këtë, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Federatën Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë.
Aktivitetet, në ditën e dytë, i kanë vazhduar ndaras edhe liderët e subjekteve të tjera të koalicionit.
PDK-AAK-NISMA by kohanet
Lista Serbe ka filluar fushatën e saj zgjedhore në Leposaviq, ku mysafir kishin shefin e Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe.
Edhe Marko Gjuriq edhe përfaqësuesit e Listës Serbe pohuan se secila votë e serbëve ka rëndësi që Lista të parandalojë transformimin e FSK-së dhe nisjen e procesit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.