Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, sot, duke filluar nga ora 17:00, mban në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, manifestimin qendror të përmbylljes së fushatës për zgjedhjet e së dielës.
LDK dhe koalicioni i saj, thuhet në njoftim, po e përmbyllin një nga fushatat më të suksesshme të viteve të fundit, gjatë së cilës është shpalosur në detaje programi qeverisës dhe janë prezantuar kandidatët për deputetë. Fushata e Koalicionit ishte model, jo vetëm për Kosovën, por edhe më gjerë, se si një program qeverisës shkrihet në veprime konkrete, afate kohore dhe rezultate të matshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoalicioni i djathtë konsideron se 110 kandidatët e propozuar në një listë me personalitete nga të gjitha fushat dhe me duar të pastra, është pranuar masivisht nga elektorati dhe qytetarët.
Prof. Dr. Avdullah Hoti, me përgatitjen e tij akademike në Britaninë e Madhe, me përvojën e suksesshme në pushtetin lokal dhe qendror, si dhe me biografinë e tij të pastër, është alternativa e vetme dhe e pakonkurrencë në zgjedhjet e së dielës.
Ky ekip dhe ky program janë rruga e vetme për të ndërtuar një shtet ligjor, pa krim dhe korrupsion, me vende të reja të punës, kujdes ndaj pleqve, të rinjve dhe fëmijëve, me arsim dhe shëndetësi cilësore, një shtet ku rinia e sheh këtu perspektivën për të jetuar dhe për t’u zhvilluar, thuhet në njoftimin, përmes të cilit i bëhet thirrje elektoratit dhe qytetarëve që t’u bashkohen në përmbylljen e fushatës, sonte në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Po ashtu u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje.