Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Këta janë 5 më të votuarit e LDK-së

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë publikuar zyrtarisht, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen e saj zyrtare bën me dije se ka arritur të numërojë deri më tani 99,88 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, del se koalicioni PDK-AAK-Nisma me parti tjera të vogla kanë arritur të sigurojë 33,98 % të votave, duke u renditur e para, Lëvizja Vetëvendosje me 27,12% del e dyta kurse LDK në koalicion me AKR-në dhe Alternativën kanë siguruar 25,74% të votave duke u rreshtuar si partia e tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse votat për deputetë të listave zgjedhore marrin kohë që të dalin në publik, partitë përmes komisionarëve dhe shtabeve zgjedhore i kanë siguruar disa prej rezultateve.

Koha.net, nga burimet e veta brenda KQZ-së, ka mësuar se nga lista e LDK-AKR-Alternativa, si personi më i votuar, pas bartësit të listës dhe të nominuarit për kryeministër, Avdullah Hoti, del të jetë Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e kaluara ishte gruaja më e votuar.

Pas saj, besohet se është prurja e re në këtë parti, eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, i ndjekur nga ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ndërkaq, top-5 besohet se e përmbyll ish-deputeti, Anton Quni.

Për listën e plotë dhe të dhënat e sakta, KQZ besohet se do të del pas rreth 2 javësh.