Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Kandidatët për deputetë bëjnë fushatë edhe në ditën e zgjedhjeve

Pavarësisht se në ditën kur mbahen zgjedhjet është e ndaluar të bëhet fushatë, këtë gjë nuk po e respektojnë në plotni kandidatë të ndryshëm për deputetë.

Ata po e shfrytëzojnë edhe ditën e sotme që t’u bëjnë thirrje votuesve potencialë që të votojnë për ta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në adresën e portalit Koha.net kanë arritur tre ankesa të qytetarëve të cilët raportojnë se kandidatë të ndryshëm për deputetë po u dërgojnë mesazhe votuesve potencialë me kërkesën për të votuar parti, koalicione dhe emra të përveçëm.

Duke qenë se fushata në ditën e zgjedhjeve është e jashtëligjshme, ne kemi fshehur çdo shenjë identifikuese në këto mesazhe.

Kujtojmë se dje, portali Koha.net ka kontaktuar me Mul Deskun, kryesues i sekretariatit të PZAP, i cili ka sugjeruar që rastet e shkeljes së heshtjes zgjedhore të paraqiten tek PZAP-i si dhe te Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pa u lëshuar më tej në komente.

KFOS dhe Columbus kanë ftuar qytetarët që të lajmërojnë çdo parregullsi eventuale që shohin gjatë procesit të votimit. Në mesin e parregullsive janë asistimi i dikujt më shumë se njëherë në një pikë votimi, fotografimi i votës, prezenca e personave të paautorizuar në qendra votimi, materiale propaganduese në një diametër prej 100 metrash, e të tjera.

Parregullsitë mund t’i dërgojnë në numrin 500 88, pa pagesë, nga të gjithë operatorët.

Rreth 30 mijë vetë janë angazhuar për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme në vend.

Image
Image
Image