Enver Hoxhaj nga PDK-ja thotë se koalicioni me AAK-në e Nismën nuk ishte koalicion për shkak të frikës nga humbja e zgjedhjeve.
Në Interaktiv të KTV-së, ai i është përgjigjur analistit Petrit Zogaj lidhur me deklaratën se ky koalicion ishte i befasishëm. Hoxhaj ka thënë se më shumë befasi ishte bashkimi në koalicionet e shkuara me LDK-në se sa koalicioni me AAK-në e Nismën.
“Nuk është çështje frike. PDK edhe pa AAK-në e Nismën do të dilte e para”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se koalicioni është parimor dhe programor.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj nuk është befasuar nga koalicioni PDK-AAK-Nisma
-
Hoxhaj jep arsyet e bashkimit të PDK-së me AAK-në e Nismën
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur
-
Hoxhaj: Osmani dhe Kurti i takojnë së kaluarës, PDK-ja do ta udhëheqë vendin
-
Hoxhaj: PDK-ja do bashkëpunojë me Qeverinë për interesat vendit, mbesim parti opozitare