Koalicioni LDK-AKR-Alternativa sot mbajtën tubim zgjedhor në Novobërdë për të shpalosur programin qeverisës dhe prezantuan kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Bajrush Imeri, kryetar i degës së LDK-së në Novobërdë dhe kandidat për deputet, tha se qeverisja e kryeministrit Mustafa duhet të vazhdohet nga kryeministri i ardhshëm Avdullah Hoti me koalicionin e shpresës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, tha se ata janë një koalicion i natyrshëm prandaj jemi bashkë për zhvillim ekonomik, raporton KP.
“Ju garantoj se do të bëjmë një Qeveri me duar të pastra dhe ne do të zhvillojmë vendin me një rritje ekonomike. Kalaja e Novobërdës do të jetë qendër turistike. Ne kemi program për zhvillimin e bujqësisë duke trefishuar mbështetjen e fermerëve. Do të përkrahim të rinjtë me projekte të ndryshme. Jemi të vetmit ne që bëjmë program për punësim dhe mirëqenie për të gjitha shtresat”, tha Hoti.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se ky vend gjithnjë ka pasur përkrahjen e LDK-së tash edhe të AKR-së.
“Ky koalicion ka një program qeverisës për qytetarët. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që mos të abuzohet me votën e qytetarëve. Ne nuk do të tolerojmë ndikim të Serbisë në Kosovë në asnjë mënyrë”, tha Mustafa.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se më 11 qershor do t’i fitojnë zgjedhjet dhe ka arsye për ndarjen nga njerëzit që e kanë shkatërruar Kosovën.
“Andaj, Qeveria e re do të jetë e ndershme. Kjo ndarje do të ndodhë në natën e 11 qershorit. Votoni për partinë e presidentit Ibrahim Rugova”, tha Pacolli.