Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër i koalicionit me PDK-në, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se qytetet e Kosovës me rrethinat e tyre, po e mbështesin fuqishëm, atë që e ka quajtur “Koalicionin e Fitores”.
“Sot edhe Theranda i tha: PO - Koalicionit të Fitores! Koalicionit të Fitores i duhet edhe vota juaj! Jo thjesht për ta arritur fitoren, por për të siguruar një votë të shëndoshë e vendimmarrëse, që ta zgjidhim demarkacionin ashtu siç e kemi thënë – kufiri në Çakorr e në Kullë të Zhlepit, të marrim liberalizimin e vizave, ta bëjmë Kosovën me ushtri, ta largojmë njëherë e përgjithmonë ndikimin e Beogradit nga Kosova, të hapim perspektivën e plotë për një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik, duke siguruar punësime për të rinjtë dhe gratë në vend si dhe mirëqenie të merituar për qytetarët e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar “mos lejoni që vendimmarrja të kushtëzohet nga agjendat e atyre që e kanë stagnuar, penguar e cenuar Kosovën që të ecë përpara”.
“Sot, Kosova ka shumë sfida para vetes. Ne nuk e kemi luksin e pritjes dhe vëzhgimit se çka po ndodhë në Kosovë dhe rreth nesh. Është koha e vendimeve të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë. Në këto rrethana vota për LDK-në është votë e shpenzuar kot, është votë për stagnim dhe institucione të pafuqishme në vendimmarrje! Në këto rrethana vota për VV-në është votë e shpenzuar kot, është votë për ekperimente të padobishme dhe lojë me shumë të panjohura me shtetin”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, është “momenti i fundit që të arrijmë dhe t’i realizojmë objektivat tona si shtet dhe si shoqëri e që njëherë e përgjithmonë, t’i përmbyllim temat që po e mbajnë Kosovën peng e të lodhur tash e sa vite”.
“Andaj, më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën shtet me integritet e sovranitet të plotë, shtet me ushtri, shtet që do t’i ndalë njëherë e përgjithmonë ndikimet e cenimet e vazhdueshme nga Serbia. Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën, që pa vonesa do ta sjellë liberalizimin e vizave dhe nuk do t’i vonojë proceset integruese të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Më 11 qershor votojeni koalicionin me numrin 12, koalicionin e fitores për Kosovën që do të hapë vende të reja të punës, të sjellë investime të fuqishme nga vendet mike dhe të sigurojë një të ardhme të garantuar për shtetin e Kosovës”.