Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në fushatën zgjedhore në Deçan tha të mërkurën, se ka ardhur koha që për fatin e Kosovës të vendosë vetë Kosova.
Ai shtoi se ka ardhur koha ta shpërblejnë çdo qytetar dhe diasporën, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj tha se është gabim për të menduar se nga Kosova mund ta merr qoftë një lis e jo një metër apo kilometër të Kosovës.
Duke iu referuar presidentit Hashim Thaçi, Haradinaj tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë e Çakorr dhe se ata që kanë bërë gabime kurrë nuk është vonë t’i bien pishman, madje për këtë janë këtu.
Haradinaj shtoi se nuk do të ketë Serbi brenda Kosovës, as në formë të Zajednices.
Kryetari i AAK-së në Deçan Rasim Selmanaj tha se kanë qenë dy rrugë, ta udhëheqin vendin Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa, apo Ramush Haradinaj bashkë me PDK-në, andaj ishte zgjidhja më e duhur koalicioni mes AAK-së dhe PDK-së.