Kreu kosovar i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.
Ai ka garantuar para llapjanëve se Kosova nën qeverisjen e tij është duke ecur drejt një perspektive euroatlantike. Sipas tij, po punohet për zbatimin e MSA dhe drejt liberzimit të vizave dhe demarkacionit. Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai garantoi se se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet, kush doni me ia qit lapsin e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version me pas. S’mund të votohet kështu”, ka thënë Haradinaj.
“Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën, atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje, pra nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi, marrëveshja është e dyanshme”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka takuar dje në Tiranë kreun e qeverisë Edi Rama, i cili ka kërkuar nga ky i pari që mos të bëjë opozitë në çështjen e demarkacionit dhe të votohet marrëveshja e cila siç ka thënë Rama është veç problem i Kosovës. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.