I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që historia e hershme e Kaçanikut të jetë shembull për gjeneratat e reja se si duhet dhe punohet për atdheun.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se do t’ia kthejnë perspektivën të rinjve tanë “duke punuar fort në ndërtimin e një sistemi të arsimit dhe edukimit të zhvilluar e të përparuar”.
“Do t’ia kthejmë të ardhmen të rinjve duke iu garantuar zhvillim ekonomik, investime që hapin vende të reja të punës, duke i mbajtur të rinjtë brenda vendit dhe duke mos i lënë që të bredhin rrugëve të tjera. Duhet ta ruajmë dhe kultivojmë tolerancën fetare dhe të mos lejojmë ndikime të ekstremizmave të dhunshëm mbi të rinjtë tanë, që mund të ketë pasoja të mëdha për vendin”, ka thënë Haradinaj.
“E ardhmja jonë është e ardhme e bazuar në arsim, shkencë, në përparim dhe zhvillim të vendit”, potencoi ai.
-
Haradinaj: Diasporë, së bashku do ta ndryshojmë Kosovën
-
Haradinaj: Jemi bërë bashkë për të marrë vendime të guximshme
-
Haradinaj: Një rini kaq dinamike ka nevojë për Qeveri të guximshme
-
Haradinaj: Zhvillimi ekonomik, agjenda kryesore e AAK-së në qeverinë e ardhshme
-
Haradinaj në Gjakovë: Kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt