Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Haradinaj: Diasporë, së bashku do ta ndryshojmë Kosovën

I nominuari për kryeministër të vendit nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje diasporës që të votojnë në këto zgjedhje.

Më poshtë, thirrja e Haradinajt e postuar në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë!

Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit.

Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.

Edhe Haradinaj i bën thirrje diasporës të mos e neglizhojë balotazhin Zgjedhjet lokale Haradinaj i bën thirrje diasporës të mos e neglizhojë balotazhin

Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.

Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.

Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët europianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë.

Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe europiane!

Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!

Edhe Voton Haradinaj, fton qytetarët të votojnë Arbëri Voton Haradinaj, fton qytetarët të votojnë

Për këtë Zotohem.

RH