Ramush Haradinaj, i nominuar për të drejtuar ekzekutivin e ardhshëm nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë se do të krijojë një park biznesi vetëm për investimet amerikane.
Këtë park, Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se preferon ta quajë “Bondsteel American Investment Park” – “një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikanë”, transmeton Koha.net.
“Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë. Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat”, theksoi Haradinaj.