Fletëvotimiet dhe materiali sensitiv, tanimë ka arritur nëpër Qendrat e votimit, të cilat do të hapën së shpejti.
Kështu thonë burime të KosovaPress-it, brenda KQZ-së.
Në krejt Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapen vendvotimet
-
Materialet zgjedhore u shpërndanë nëpër komuna, nën masa të rrepta sigurie
-
Mbi 1.6 milion fletëvotime gati për zgjedhje, të shtunën shpërndahen në qendra komunale
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
KQZ: Procesi i votimit ka nisur në kohë në të gjitha qendrat