Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Fjala çel fushatën në Viti

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi sot në hapje të fushatës parazgjedhore në Viti para mediave lokale prezantoi tre kandidatët e kësaj komune.

Sipas Kelmendit ata kanë së çfarë t’i ofrojnë vendit pasi janë intelektualë, kanë vullnet dhe nuk janë të zhytur politikisht.

Pas prezantimit veç e veç para mediave të kandidatëve ata u takuan me qytetarët e komunës së Vitisë dhe vizituan disa biznese të tyre, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Kandidatët nga komuna e Vitisë janë: Armend Rexhepi, Perparim Lubishtani dhe Liridon Halili.