Partia Fjala sot hapi fushatën e saj në qytetin e Mitrovicës ku prezantoi nëntë kandidatët e saj nga ky qytet.
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, para mediave dërgoi një mesazh të çartë se Mitrovica ka qenë një dhe do të mbetet një, e bashkuar dhe jo e ndarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje Kelmendi i prezantoi të nëntë kandidatët e partisë Fjala nga ky qytet.
Ndërsa kandidati i kësaj partie, i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, Shpend Sejdiu, tha se “me ardhjen e partisë Fjala në pushtet problemi i Mitrovicës dhe mosfunksionalizimi i saj do jetë primare që partia Fjala do i rregullojë”.
Pas prezantimit para mediave, Fjala filloi takimet në pjesën veriore të Mitrovicës ku takoi qytetarët dhe bizneset e qytetarëve mitrovicas.
Kandidatët e partisë Fjala nga Mitrovica janë:
Abdelnaser Çuni
Magjistër i Farmacisë,
Ekonomist,
Fakulteti i Sociologjisë,
Nystret Preteni
Magjistër i Ekonomisë dhe
Magjistër i Shkencave Politike,
Ferki Shala
Artist,
Ardiana Beka
Sociologe,
Arnesa Ibrahimi
Ekonomiste,
Shepnd Sejdiu
Profesor i Gjuhës Angleze
Jurist
Fakulteti i S.Sigurisë,
Bujar Behgjeti
Ekonomist,
Nuredin Beka
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore