Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përgëzuar qytetarët që kanë votuar dhe ka thënë se pa marrë parasysh numërimin e votimit përfundimtar, qëllimi duhet të jetë për Kosovën.
“Sot ishte një hap i rëndësishëm në demokracinë e Kosovës. I përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan dhe që qëndrojnë me vendimin e tyre demokratik. Pa marrë parasysh numrin e votave përfundimtare, sfidat dhe mundësitë mbeten. E mira e përbashkët është jo politika, por duhet të jetë qëllimi për Kosovën”.