Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Delawie: Dilni dhe votoni

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të dalin nesër në votime.

“Dilni dhe votoni! Varet nga qytetarët që ta bëni të nesërmen një ditë të madhe për të ardhmen e Kosovës. SHBA-ja është krenare të jetë partner i juaji”, ka shkruar Delawie.

Nesër në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.