Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se misioni i OSBE-së në zgjedhjet e 11 qershorit që do të mbahen edhe në veri të Kosovës, do të ketë rol më të vogël mbikëqyrës.
Daka ka thënë edhe në këto zgjedhje, sikurse në të kaluarat, KQZ-ja do të ketë bashkëpunim me OSBE-në, por sipas saj, kësaj here do të ketë më pak ndihmë, pasi KQZ-ja është e gatshme për këto zgjedhje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori i OSBE-s në Kosovë Jaan Braathu në takimin që ka pasur me Dakën, ka thënë se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë transparent dhe të mundohemi që të mos ketë probleme.
Ai ka porositur që të vazhdojnë me kampanjë që zgjedhjet të jenë të qeta dhe të lira. Ai gjithashtu ka thënë se OSBE do të jetë në Kosovë derisa KQZ-ja të ketë nevojë për ta.