Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Cilat janë prioritetet e Vetëvendosjes dhe të koalicionit PDK – AAK –Nisma

Drejtësia, ekonomia e demarkacioni listohen si prioritete të qeverisë së re nga Lëvizja “Vetëvendosje”.

Kandidati për deputet nga kjo listë zgjedhore, Faton Topalli në Rubikon të KTV-së theksoi se do të fillojnë me rivlerësimin e gjykatësve për kthim të sistemit të drejtësisë.

Topalli përmendi çështjen e demarkacionit të cilën parashohin ta zgjidhin përmes bisedimeve me Malin e Zi duke vlerësuar raportet mes dy shteteve.

“Çështjen e demarkacionit ne si lëvizje mendojmë se mund ta zgjidhim përmes bisedimeve me Malin e Zi. Jemi thellësisht të bindur që mund ta zgjidhim. Përderisa nuk ratifikohet marrëveshja edhe prej parlamentit të Kosovës atëherë marrëveshja nuk është e vlefshme”, ka thënë ai.

Prioritete të programit qeverisës, Halil Matoshi nga PDK AAK NISMA listoi dialogun me Serbinë, demarkacionin e asociacionin.

Edhe Cilat detyra e presin Qeverinë e re Arbëri Cilat detyra e presin Qeverinë e re

E në ekonomi, Vetëvendosje do të fokusohet në bujqësi. Krahas kësaj, Topalli përmend edhe krijimin e një ligji për mbrojtjen e produkteve vendore.

“Në fushën ekonomike ne do të investojmë shumë në bujqësi. Mendoj këtë vlerë ta shtojmë deri në 240 milionë dhe krahas kësaj mendojmë ta bëjmë një ligj i cili mbronë produktet vendore”, ka thënë ai.