Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Basha: Cilësia e zgjedhjeve në Kosovë, ogur i mirë në rrugën evropiane

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë.

Ai thotë se, klima e qetë nën të cilat u zhvilluan zgjedhje ishte një konsolidim i mëtejshëm i standardeve demokratike në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Bashës, Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike evropiane. Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës.

Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran. Me këtë rast dua të shpreh vullnetin tim të plotë se nesër në drejtim të qeverisë së Shqipërisë do të rris bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe qeverinë e re të saj drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike.”, deklaron Basha.