Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se dy artistët e njohur Ard Islami dhe Fisnik Ademi i janë bashkuar platformës së partisë së tij “Fillimi i Ri”.
Veseli ka thënë se lidershipi që ai do të ofrojë me koalicionin PDK-AAK-Nisma do të ndihmojë krijuesit artistikë në vend.
“Unë "aderova" javë më parë në nje episod të serialit më të mirë, "O sa mirë". Ndërsa sot pata nderin t'u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë "Fillimi i Ri". Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi”, ka shkruar ai në Facebook.