Të pasurit e një kulmi mbi kokë është sfidë e madhe për shumë familje në Kosovë. Ky problem madje prekë edhe shumë prej atyre që kanë një vend pune dhe pagë, mirëpo që për shkak të çmimeve të larta të banesave nuk janë në gjendje të sigurojnë paratë e mjaftueshme për ta blerë një të tillë.
Për t’a zgjidhur këtë problem, Albin Kurti premtoi se vetëm gjatë mandatit të parë do t’i ndërtojnë 4,000 banesa që do të ofrohen me çmime të përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Por sa do të kushtonte realizimi i këtij premtimi?
Për këtë llogaritje nuk do të përfshihet çmimi i tokës, marrë parasysh që të gjitha komunat kanë në pronësi tokë të cilën do të mund ta ndanin për këtë kategori banesash.
Çmimi i ndërtimit për metër katror - Nëse marrim për bazë çmimet e tregut aktualisht, ndërtimi i një metri katror për banim kushton prej 200 deri 300 euro. Marrë parasysh sasinë e ndërtimit, mund të thuhet me siguri të lartë se çmimi i këtyre banesave nuk do të tejkalonte 250 euro për metër katror.
Madhësia mesatare e një banese – Nëse krahasojmë madhësinë e në banese me një dhomë ndeje dhe dy dhoma gjumi, përfshirë edhe hapësirat e përbashkëta (koridoret, shkallët) atëherë del se mesatarja e metrave katror për një banesë do të duhej të ishte rreth 80 metra.
Nisur nga shifrat më lartë, del se për ndërtimin e 4,000 banesave, me sipërfaqe mesatare prej 80 metrave katror, dhe me kosto prej 250 euro për metër, do të nevojiteshin 80 milionë euro.
A është kjo e realizueshme?
Nëse shuma prej 80 milionë eurove ndahet në katër vite, aq sa është një mandat, i bie se një qeveri e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të ndante rreth 20 milionë euro në vit. Një shumë e tillë do të mund të futej në buxhet pa pasur ndonjë ndikim të madh. Madje kjo do të mund të mbulohej vetëm nga kursimet prej shpenzimeve të luksit çdo vit.
Përfundimisht, përgjigja është se premtimi i Albin Kurtit është lehtë i realizueshëm brenda një mandati.
(Shkrim i sponzoruar nga Lëvizja Vetëvendosje)