Me një kumtesë për medie Ambasada britanike ka mirëpritur raportin preliminar të Misionit Vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij për zgjedhjet në Kosovë, transmeton Koha.net.
Një demokraci e fortë dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës. Jemi të kënaqur që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të Kosovës ishin në gjendje të shprehnin vullnetin e tyre demokratik përmes votës. Gjithashtu, përgëzojmë shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve, kumtesa .
Megjithatë, shton kumtesa, raporti preliminar vë në dukje një numër shqetësimesh përfshirë edhe frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, votimin jashtë Kosovës si dhe listat e pasakta të votuesve. Kumtesa në fund shfaq shpresën se autoritetet e Kosovës do të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa humbur kohë për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor.
-
Ambasadori britanik lavdëron organizimin e zgjedhjeve, i brengosur për kërcënimet ndër serbë
-
Misionet e BE-së në Kosovë: Zgjedhjet ishin të qeta, në mjediset serbe me probleme
-
Procesi zgjedhor në komunat me shumicë serbe nuk ka përmbushur standardet evropiane
-
Misioni i BE-së vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor
-
BE: Zgjedhjet ishin të qeta, në veri pati frikësime e raste të dhunës