Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lajme

Ahmeti: Prishtina guxoi për ndryshimin para 3 viteve, le të guxojmë edhe tani

Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet në radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, në një tubim në Kodrën e Trimave, ka thënë se Prishtina ka guxuar ta bëjë ndryshimin në vitin 2013, me ç'rast ka ftuar që të votohet ndryshimi edhe më 11 qershor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kodra e Trimave nuk ka qenë bastion i asnjë subjekti politik, por është bastion i trimave”, tha ai në këtë tubim, duke shtuar se nuk është faji i asnjë të varfri të Republikës se është i varfër, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të varfërit sot janë të varfër si rezultat direkt i politikave që kanë mbizotëruar prej vitit 1999. Milionerët janë bërë në Kosovë jo se kanë qenë të aftë, por se kanë qenë vëllazëri në pushtet", tha më tutje Ahmeti.

Ahmeti iu tha banorëve se tani Vetëvendosje duhet të qeverisë edhe me Kosovën.

“Kam kërkuar para 3 vite e gjysmë që të më besoni si kryetar, dhe ju më besuat. Sot ju kërkoj që t’i besoni Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që të qeverisë Kosovën. Dhe këtë po e them me bindjen e plotë se Vetëvendosje është subjekti më i sinqertë e më i drejtë në Republikën e Kosovës”, iu është drejtuar Ahmeti banorëve të lagjes Kodra e Trimave.

Kurse kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në tubimin e mbajtur në Kodrën e Trimave se Kosova ka popullsi të mirë dhe bujare, por institucione të dobëta dhe udhëheqës të padrejtë. Prandaj, ai ka kërkuar që populli duhet ta ndryshojë udhëheqjen.

“Kosovës i nevojiten jo vetëm pushtetarë të tjerë, jo vetëm pushtet tjetër, por tjetër lloj pushteti”, tha Kurti në këtë tubim.

Më pas Kurti ka folur edhe për dy koalicionet, me ç'rast tha se dy koalicionet që garojnë, nuk garojnë për Kosovën, por janë si mallra që shiten e blihen, dhe se duan që edhe Kosovën ta shesim. Por tha se pas 11 qershorit, mallit të tyre dhe atyre si mall u skadon afati.

"21% e fëmijëve të Kosovës jetojnë në varfëri. Nëse fëmijët janë e ardhmja jonë a duhe të lejojmë që të abuzojnë kësisoj me ta? Ne fëmijëve do t’ua punësojmë prindërit, do të investojmë në arsim. Do të luftojmë çdo abuzim. Abuzuesit janë këta që po ikin, janë e shkuara", u zotua Kurti,

Ai theksoi po ashtu se varfëria bëhet degraduese totalisht kur duhet të zgjedhësh nëse duhet ta ngrohësh dhomën apo ushqesh fëmijën, si dhe shtoi se jeta e dinjitetshme nuk ka këso zgjedhjesh.