Zgjedhjet lajme

Kronika zgjedhore – Dita 4

Në ditën e katërt të fushatës, drejtues të partisë Fjala kanë vazhduar fushatën në qytetin e Pejës. Pasi janë prezantuar kandidatët e kësaj partie, kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi, i ka cilësuar ata si shpresë për këtë qytet.


Partia Fjala - Kronika Zgjedhore 4 by kohanet

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa në ditën e katërt të fushatës ka mbajtur tubime në Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë e Hajvali.

Nga këto tubime janë përsëritur premtimet për rritje ekonomike, punësim, arsim e shëndetësi cilësore, ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pati mesazh për ata që flasin për karizmin e Avdullah Hotit.


LDK-AKR-Alternativa - Kronika Zgjedhore 4 by kohanet

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u ka premtuar punëtorëve se do t’u qëndrojë afër dhe do t’i përkrahë ata.

Ai këtë premtim e ka bërë, pasi bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kanë nënshkruar një tjetër memorandum, tani me kreun e BSPK-së, Haxhi Arifi, para se të vazhdojë për tubimin në Pejë ku ka folur edhe për demarkacion.
 


PDK-AAK-NISMA - Kronika Zgjedhore 4 by kohanet

Lëvizja Vetëvendosje, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët e Ferizajt.

Para tyre, drejtues të Vetëvendosjes thanë se nëse vijnë në pushtet, do të ketë një Kosovë pa hajna dhe pa njerëz të korruptuar. Po ashtu, u tha se Vetëvendosje do të jetë në shërbim të qytetarëve.


Vetëvendosje - Kronika Zgjedhore 4 by kohanet