Zgjedhjet lajme

S’pritet krizë institucionale si ajo e pas zgjedhjeve të vitit 2014

Të gjitha koalicionet e partitë politike po e synojnë fitoren në zgjedhjet e 11 qershorit, por secila nga to e ka opsionin paszgjedhor, nëse dalin humbëse nga zgjedhjet.

Derisa koalicioni i PDK-së me AAK-në e Nismën dhe parti të tjera po flasin gjatë fushatës me gjuhën e zyrtarëve shtetërorë, LDK-ja duket ta ketë planifikuar që nëse nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet, të paktën t’ua pamundësojë krijimin e menjëhershëm të Qeverisë atyre që fitojnë zgjedhjet.

Kjo së paku është thënë disa herë nga vetë zyrtarë të LDK-së që mundësia e një përsëritjeje të krizës sikurse në vitin 2014, ekziston.

Por, njohës të zhvillimeve në vend thonë se tashmë vendimet e Kushtetueses janë shumë të qarta, prandaj nuk besojnë se mund të ketë krizë paszgjedhore.

Madje, ata thonë se menjëherë pas orës 19:00 të 11 qershorit do të nisin lëvizjet brenda koalicioneve parazgjedhore për t’iu bashkuar partive a koalicioneve fituese.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të 2014-ës, Kosova mbeti 6 muaj pa konstituuar institucionet e saj.


S’pritet krizë institucionale si ajo e pas... by kohanet