Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha të shtunën në Shtime, se “Fillimi i Ri” është forcim i sovranitetit të shtetit dhe lartësim i flamurit kombëtar e atij shtetëror.
Ai tha se për t’i dhënë kuptim lirisë e shtetësisë duhet zhvillim ekonomik, ndërsa përsëriti se përkrahja e ndërmarrësisë do të jetë prioritet i Fillimit të Ri.
Kreu i PDK-së shtoi se nuk mund të ecet përpara pa fuqizimin e grave dhe u zotua se në mandatin e ardhshëm qeverisës rinia do të jetë prioritet.
Veseli ritheksoi se do të ketë ngritje pagash në sektorin publik, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Shtimes që më 11 qershor t’i thonë jo stagnimit dhe jo shkatërrimit të Kosovës.