Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor

material zgjedhor

Ka nisur të shpërndahet nëpër tërë Kosovën materiali zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Në mesin e materialeve të shpërndara janë edhe fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve dhe vulat, të cilat vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit dhe të dielën, para votimit, do të dërgohen në Qendra të Votimit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shpërndarja e materialeve zgjedhore është bërë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe ruajtja e tyre në këto qendra do të bëhet po ashtu nga zyrtarët policorë. 

Sipas vendimit të KQZ-së, për këto zgjedhje janë shtypur gjithsej 1 milion e 778 mijë e 300 fletëvotime. Prej tyre, 1 milion e 605 mijë janë të destinuara për votimin në vendvotimet e rregullta, 19 mijë e 450 për votimin me kusht, 13 mijë e 500 fletëvotime rezervë, si dhe 3 mijë e 500 për votimin e personave me nevoja të veçanta. 

KQZ njoftoi se edhe në këto zgjedhje numri i fletëvotimeve të shtypura është më i ulët se numri i përgjithshëm i votuesve me të drejtë vote dhe kjo praktikë bazohet në analizat e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e kaluara zgjedhore. 

Gjatë ditëve të kaluara, në të 38 komunat e Kosovës janë shpërndarë materialet tjera zgjedhore, përfshirë kutitë dhe kabinat e votimit, si dhe materialet e tjera përcjellëse. Po ashtu, janë transportuar pajisjet e teknologjisë informative, duke përfshirë kamerat për vendvotime, kompjuterët, monitorët dhe pajisje të tjera mbështetëse. Gjithashtu, janë pranuar dhe kontrolluar të gjitha format dhe formularët zgjedhorë, ndërkaq, materialet e ndjeshme zgjedhore, si fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve, vulat dhe materialet e tjera përkatëse, do të shpërndahen në komunat e Kosovës më 6 qershor, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.