Aleanca mbajti tubimin e radhës zgjedhor në Podujevë në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku morën pjesë figura të rëndësishme të kësaj partie.
Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini, theksoi se në Kosovë po qeverisin njerëz që duan ta hapin “gropën për vendin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse në një vend të vogël si i joni, dikush ngreh majtas, dikush ngreh djathtas, sikush prapa e dikush para kemi me u vendnumëru, do të sillemi në vend. Edhe ne e dimë që kur sillesh në vend nuk mbetesh aty, por madje shkon në gropë. E në Kosovë janë ardhur disa njerëz që donë të hapin gropën për vendin tonë, janë duke e hapur gropën në emër të patriotizmit, në emër të punëve më fisnike të mundshme”, tha Gjini, raportoi KSP.
Ndërsa, Ramush Haradinaj kryetar nderi i Aleancës, tha se do të ishte i gatshëm të qeverisë edhe me Kurtin po të ishte në drejtimin e duhur.
“Ju e dini kam qeverisur një herë me presidentin Rugova, pastaj me presidentin Thaçi, më besoni se do të kisha bashkëqeverisur edhe me Kurtin nëse do të bindesha se drejtimin e ka në rregull, por nuk e kam marr këtë vendim. Kam dëshirë që Aleanca të qeverisë me vend, ta kryejë edhe një punë, unë e di që janë 100 punë në Kosovë por të paktën vetëm një…Aq e rëndësishme që ka qenë ushtria, aq është edhe ndërtimi i termocentralit që prodhon energji…Dy kontrata ia kam lënë Kurtit në tavolinë, një kontratë për një termocentral me qymyr, 450 megavat….në momentin që ka ardhur Kurti e ka anuluar, ka dërguar email Rozeta dhe ka thënë nuk e vazhdojmë këtë projekt”, u shpreh Haradinaj.
Besnik Tahiri, kandidati për deputet është shprehur se Kosova është në udhëkryqin më të madh historik.
“Kosova është në udhëkryqin më të madh historik, këto zgjedhje të 7 qershorit janë zgjedhje vendimtare për ta dërguar një porosi në mbrojtje të lirisë, të shtetit dhe të amanetit që e kemi. Është Ardian Gjini, i cili si një ndër kandidatët për kryeministër, si një ndër udhëheqësit dhe liderëve të dëshmuar të 35 viteve të kaluara, i del Kosovës në ballë. Jo me fjalë, me veprat që i ka lënë në çdo etapë të karrierës së tij politike, duke filluar nga angazhimi i menjëhershëm politik në vitet e 90-ta, duke ardhur nga një familje atdhetare, duke qenë krah i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke qenë pjesë e secilës betejë për shtetndërtimin e këtij vendi që ne e gëzojmë sot. E kemi një liderë të urtë, të matur, serioz por shumë të vendosur”, tha Tahiri.
Kryetari i degës së Aleancës në Podujevë dhe kandidati për deputet, Arbnor Fazliu tha se Podujeva është një ndër trevat që ka dhënë më së shumti për lirinë e Kosovës, andaj sipas tij, kanë obligim që duke kujtuar të kaluarën ta krijojnë edhe të ardhmen. Sipas tij, kjo është e mundur me kandidatin e tyre për kryeministër, Ardian Gjini.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor.