Zgjedhjet 2025

Përfundon numërimi i votave për sivjet

rezultatet

Me mbylljen e numërimit të votave në 27 komuna për zgjedhjet e 28 dhjetorit, komisionerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë nisur pushimin për festën e Vitit të Ri.

Numërimi në 11 komuna do të vazhdojë nesër, më 1 janar 2026, në orën 16:00 në 11 qendra komunale të numërimit. Numërimi do të vazhdojë në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.


Përfundon numërimi i më shumë se 74% e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 27 komuna kanë përmbyllur procesin e numërimit.

Të enjten, më 1 janar nga ora 16:00, procesi do të vazhdojë në 11 qendra të numërimit në Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj dhe Suharekë.                       

“27 komuna, të cilat deri më sot kanë përmbyllur aktivitetet, janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot, Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq deri sot në orën 12:00, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendra Komunale të Numërimit është mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74%.

“Sot, në mesditë, sapo të përfundojë procedimi i kutive që janë të hapura, do të ndërpritet procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe do të rifillojë sërish më 1 janar, në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.


Përmbyllet verifikimi i votave për subjekte dhe kandidatë në 20 komuna

Verifikimi i votave të subjekteve politike e numërimi i atyre të kandidatëve për deputetë është përmbyllur në 20 nga 28 komunat e Kosovës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, procesi i verifikimit e numërimit nuk është përmbyllur ende në 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë e Graçanicë.

Verifikimi i votave të subjekteve politike e numërimi i atyre të kandidatëve për deputetë do të vazhdojë edhe të mërkurën deri në mesditë, për të vazhduar pasditen e së enjtes.