Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend

Vetevendosje

Foto: Driton Paçarada

Pas procesimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje me pak nën 50 për qind të votave ka siguruar 56 ulëse në Kuvend.

Me përllogaritjen sipas formulës “D’Hondt”, Partia Demokratike e Kosovës me 21 për qind të votave ka 23 ulëse. Lidhja Demokratike ka 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6 ulëse.

Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje është rritur në Kuvend për tetë ulëse, nga 48 sa i kishte.

Ndërkaq, PDK-ja e humbi një ulëse.

Humbësja më e madhe është LDK-ja që ka humbur pesë ulëse, nga 20 sa kishte.

AAK-ja në koalicion me Nismën ka pasur 8 ulëse.

Edhe LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja e humb një Zgjedhjet 2026 LVV-ja siguron 53 ulëse në Kuvend, LDK-ja e humb një

Kjo përllogaritje vlen pa u numëruar votat nga postë dhe ato në përfaqësi diplomatike.

20 ulëse të tjera ndahen në 10 për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të pasur shumicën mjaftojnë 61 vota.

Lexo përditësimet tjera
Kurti

Vetëvendosje merr gjithçka