Zgjedhjet 2021

Abazoviqi merret në pyetje nga Prokuroria për “21 milionë eurot” – s’ka procedurë penale

Abazoviqi merret në pyetje nga Prokuroria për “21 milionë eurot” – s’ka procedurë penale
 

Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka përfunduar hetimin për çështjen e ngritur pas pretendimeve të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, se atij iu ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviq. Siç raporton “Vijesti”, Prokuroria ka marrë vendim që s’ka elemente për të nisur procedurat penale.

Në fund të nëntorit, biznesmeni Miodrag Daka Davidoviq ishte shprehur se ka informacione se dikush u përpoq ta “blinte” Abazoviqin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar anën pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht. Ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist i njohur.