Shpenzime të mëdha kishin bërë partitë në vitin 2017, kur u zhvilluan zgjedhje lokale e parlamentare.
Raportet e auditorit për këto shpenzime, janë duke e pritur shqyrtimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, raporton KTV.
Gati 1 muaj më herët, për këtë temë, në KQZ nuk kishin dhënë një përgjigje se pse nuk po shqyrtohen dhe se kur do të ndodhë kjo. E tani arsyetimi i këtij institucioni, janë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.
Sipas Florent Spahiajt nga KDI-ja, partitë politike nuk i kanë të detajuara raportet financiare, e gjithashtu, shumë kandidatë nuk i paraqesin shpenzimet e tyre personale.
Një prej problemeve kyçe, sipas Spahiajt, është edhe vonesa në auditimin e raporteve.
Raportet e auditorit për shpenzimet e partive për vitin 2017, kanë nxjerrë disa shkelje të Ligjit për Financimin e Partive Politike, ligj i cili edhe parasheh një sërë masash ndëshkimore për to, që mund të fillojnë me mosdhënien e shumës prej 10 % të fondit që marrin subjektet nga buxheti i shtetit.
-
Partitë politike, jotransparente rreth financimit të fushatës
-
Shoqëria civile kërkon ndëshkime nga KQZ-ja dhe hetime nga prokuroria për partitë që shkelin ligjin
-
Afro 8 milionë euro fatura e zgjedhjeve të reja
-
KQZ-ja gati për zgjedhje, njohësit druajnë për dekurajim të votuesve
-
Rreth 8 milionë euro, kostoja e zgjedhjeve të parakohshme