Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vazhdojnë me një takim tjetër në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritet të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kurti, i cili synon postin e kryeministrit, tha se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.
Ndryshe, nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.
Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës/KsP.
-
Negociatat vazhdojnë nesër - dy partitë thonë se ka lëvizje pozitive
-
Sot edhe një takim Kurti-Mustafa
-
Vazhdojnë edhe sot takimet Kurti-Mustafa
-
Edhe VV edhe LDK thonë se takimet e liderëve rikthehen shpejt, por s’tregojnë kur
-
Kurti e Mustafa intensifikojnë diskutimet, premtojnë marrëveshje të shpejtë