Pas takimit të djeshëm mes vete, Albin Kurti i Vetëvendosjes e Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar një tjetër takim sot.
Kreu i VV-së Albin Kurti paralajmëroi se sot do të mbahet prapë një mbledhje e Kryesisë së partisë, derisa më pas zhvillon takim me Mustafën, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga takimi i djeshëm i cili ka zgjatur rreth tri orë, asnjëri nga liderët nuk kanë pranuar të shpalosin detaje.
Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore në LDK, në takimi e sotëm do të prezantohen kushtet e kësaj partie për të hyrë eventualisht në koalicion.
Sipas këtij burimi, nga diskutimet e bëra, megjithëse nuk ka pasur kërkesë specifike, është kuptuar se LDK-ja kërkon më shumë ministri, si kompensim për postin e kryeparlamentarit.
Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës kishte mbetur e “befasuar” dhe e quajti të njëanshëm veprimin e Vetëvendosjes në seancën e 26 dhjetorit, edhe pse të gjithë 28 deputetët e kësaj partie votuan për kandidatin e propozuar të VV-së. Pas këtij veprimi, për LDK-në të gjitha marrëveshjet e deritashme me VV-në kanë rënë në ujë.