Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk do ta mbështesë asnjë subjekt politik në zgjedhjet e 6 tetorit.
Por, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin e tyre qytetar, transmeton Koha Ditore.
"Në emrin tim personal dhe të komunës së Hanit të Elezit ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që me datën 6 tetor 2019 të dalin masivisht për të kryer obligimin e tyre qytetar. Unë si kryetar i komunës së Hanit të Elezit, nuk do ta mbështesë asnjë subjekt politik në këto zgjedhje dhe ftoj qytetarët e komunës së Hanit të Elezit që të zhvillojnë një fushatë të qetë e të ndershme pa fyerje, pa etiketime, pa shantazhime, me një fjalë të tregojmë një kulturë politike e qytetare", ka thënë midis të tjerash Suma