Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje ka hapur fushatën në Suharekë, por ndryshe nga hapja e fushatave të partive tjera, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ka marrë pjesë në tubim.
Kjo ngase, Haradinaj ka fluturuar drejt SHBA-së ku ka takuar zyrtarë të lartë amerikanë, siç ishte takimi me Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpend Ahmeti nga Partia Socialdemokrate ka treguar se çfarë i ka thënë Haradinaj kur e ka pyetur se përse nuk do të marrë pjesë në ditën e parë të fushatës.
“Të dielën, kandidati ynë për kryeministër, Ramush Haradinaj, më tha po më duhet me shku për Amerikë. T’martën tha me shku dhe me u kthy të enjten në mëngjes. Thash, po Ramush na ia fillojmë fushatës të mërkurën. Nuk ka kuptim me e nisë fushatën pa ty në Therandë, dhe më tha s’kemi çare pa shku Shpend, për shkak se kur s’po jemi aty, sene të këqija po ndodhin për Kosovën”, ka treguar Ahmeti.
Haradinaj pritet të kthehet sot në Kosovë dhe t’i bashkohet tubimit të AAK-së në Prishtinë, që do të mbahet sot në ora 18:00.