Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.
“Kjo shpallje vjen pas përfundimit të të gjitha procedurave”, tha ajo, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga shpallja e rezultateve, koalicioni Nisma-AKR-PD, s'do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Përqindjet e subjekteve politike:
Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159 për qind
Lidhja Demokratike e Kosovës: 24.458 për qind
Partia Demokratike e Kosovës: 21.163 për qind
AAK-PSD 11.477 për qind
Lista Serbe 6.754 për qind
Nisma-AKR-PD: 4.984 për qind.
Vetëvendosja përfundimisht ka 32 deputetë, LDK 29 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, Lista serbe 10 deputetë dhe Vakat 2 deputetë.
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Daka tha se subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.
Më poshtë gjeni votat për secilin deputetë që do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare:
{gallery}