Portali “Istogu” për një javë rresht ka krijuar një “poll” në mes të kandidatit të LDK-së për deputet Shkëmb Manaj dhe ish-deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj, i cili është prapë kandidat për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Në pyetjen se cili nga këta dy kandidatë do të angazhohet më mirë për Komunën e Istogut, Shkëmb Manaj apo Gani Dreshaj, nga 563 votues, 80% e qytetarëve kanë vlerësuar se kandidati i LDK-së Shkëmb Manaj do të angazhohet më mirë për qytetarët e Komunës së Istogut, ndërsa vetëm 20% kanë menduar për kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Komunën e Istogut, gara është e fokusuar kryesisht në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Artikull i sponsorizuar nga Shkëmb Manaj.
