Për shkak të gabimeve teknike në formularin e numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e 303 vendvotimeve.
Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, bëhet fjalë për gabim teknik në shtypjen e gabueshme të formularëve. Kjo sipas saj s’ka të bëjë me manipulim, teksa ka thënë se fajtorët duhet të zbulohen.
Në një formular të cilin e ka siguruar KTV-ja shihet se subjektit të parë ku shënohet numri i votave i mungon rubrika. Kjo ka bërë që disa komisionerë numrin e votave për një parti, ta shkruajnë një rresht më poshtë duke bërë që numërimi të ketë gabime.
Në këtë formular shihet ndërhyrja e dyfishtë në disa vende duke dëshmuar gabimet që kanë mundur të bëhen gjatë plotësimit të formularëve.
{gallery}
-
KQZ-ja vendos të dërgojë në rinumërim 23 vendvotime
-
Kërkohet që numërimi i votave të mos u lihet në dorë komisionerëve partiakë
-
Elezi: Për rinumërim janë 1,428 vendvotime pasi disa janë rinumëruar më parë
-
KQZ-ja kërkon hetime për “gabimet” që po çojnë vendvotime në rinumërim
-
Sot nis rinumërimi i 313 vendvotimeve